Policët habiten kur zbulojnë shtëpinë e kanabisit të shqiptarëve

0
104

Dy shqiptarë u kapën ‘mat’ teksa kultivonin kanabis në një banesë në Britaninë e Madhe. Kur policia hyri në banesën që ishte kthyer në ‘fermë’ të drogës së klasit B, u habitën.

Ata zbuluan mbi 300 bimë që po rriteshin në dhoma të ndryshme.  Kamerat e trupit të oficerëve tregojnë se si njëri prej policëve habitet dhe thotë: Uau.

Policia arrestoi 27-vjeçari Bekim Selmani dhe 26-vjeçarin Pashko Paluca. Ata u deklaruan fajtorë, ndërsa në gjykatë u tha se kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Një avokat i Selmanit tha se ai kishte ardhur në Britani për të punuar që të ndihmonte mamanë e tij, e cila vuante nga kanceri. Kurse avokati i Palucës tha se klientit të tij i ishte premtuar punë në ndërtim, por e gjeti veten duke u marrë me kanabis.

Gjykatësi i dënoi me nga dy vite secilin, duke paralajmëruar se do deportohen pasi të mbarojnë dënimin.

“Nëse riktheheni sërish, këto dënime që u dhashë tani do u duken qesharake,” tha ai.