“Prapa blindave të burgut të fusim Edi Ramën”, Boçi: E gjithë Shqipëria është sot këtu me ju

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha sot në mitingun e opozitës se shqiptarët e kanë mendjen te ky tubim.

Sipas tij pas hekurave meriton të shkojë kryeministri i vendit, i cili fshihet duke bërë udhëtime jashtë shtetit.

“Ajo që na ka mbledhur sot këtu është më e madhe se ne të gjithë bashkë. Ajo që na ka mbledhur nuk është thjesht e sotmja, është ardhmja e fëmijëve tanë dhe familjeve tona. Nuk është thjesht ekzistenca jonë, është dashuria për prindërit tanë. Është dashuria për të afërmit tanë. Ajo që na ka mbledhur nuk është thjesht vuajtja që jetojnë këtu por edhe dëshpërimi i atyre që duan të ikin. Ajo që na ka mbledhur sot këtu është besimi se Shqipëria ka burra dhe gra si ju që i dalin zot vetes dhe atdheut duke luftuar dhe duke u ndeshur. Unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues, e di mirë vullnetin e zemërimit tuaj”, tha Boçi.

Sipas tij “Prandaj jemi sot këtu bashkë. E gjithë Shqipëria sot është me ju, e gjithë Shqipëria ka besim te forca juaj, te qëndresa juaj. Bashkë të vazhdojmë betejën tonë, bashkë ta përmbysim regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve. Prapa blindave të burgut të fusim atë që e meriton që fshihet duke ikur jashtë shtetit. Ky është mision qytetar, të cilin jam i bindur që bashkë do ta çojmë deri në fund, deri në fitore”.

Zjarr Tv Ad