Presidenti Trump takon shefin e Twitterit

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti në Shtëpinë e Bardhë, shefin e rrjetit social Twitter, Jack Dorsey. Përmes një komunikate, Twitter tha se Trump dhe Dorsey diskutuan për “mbrojtjen e gjuhës së shëndoshë në komunikimin publik” para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Më herët presidenti Trump kishte akuzuar Twitterin se është “shumë diskriminues” ndaj tij. Por, presidenti e quajti bisedën me shefin e Twitterit si një “takim të mrekullueshëm”.

“Shumë tema u diskutuan lidhur me rrjetin e tyre, dhe mediat sociale në përgjithësi”, shkroi Trump.

 

Zjarr Tv Ad