Primaret në PD/ Spiro Vaso shpall kandidaturën për bashkinë e Sarandës: E keqja drejton qytetin prej 12 vitesh

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Spiro Vaso ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit të opozitës për kryebashkiak. Vaso me profesion avokat gjatë një deklarate nga selia blu u shpreh se e ka marrë këtë vendim për të hyrë në garë me qëllimin për t’ia kthyer bashkinë qytetarëve pas 14 majit. Vaso tha se gjatë katër viteve të fundit bashkia e Sarandës është administruar në mënyrë të gabuar dhe akuzoi kryebashkiakun aktual Adrian Gurma se ka përdorur për interesa personala bashkinë.

DEKLARATA E PLOTË:

Përshëndetje! Unë jam Spiro Nikolla Vaso dhe kam vendosur që të kandidoj ne primaret për kryetar të Bashkisë Sarandë. Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe aktualisht ushtroj profesionin e Avokatit. Angazhimi im politik daton prej vitit 2005 në Forumin Rinor të PD Sarandë , në vitin 2016 jam përzgjedhur Anëtar i kryesisë së FRPD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar për një mandat 4 vjecar.

Ndërkohë në Kuvendin e 30 prillit demokratët me votëbesuan për të qenë 1 nga 150 anëtarët e Keshillit Kombëtar. Pas propozimeve te Grupseksioneve në degën e Partisë Demokratike Sarandë , dhe konsultimeve me qytetarët dhe demokratët e këtij qyteti, mora ketë vendim per ti rikthyer qytetarëve të Sarandës pushtetin vendor ne zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë këtyre 4 viteve në qytetin ku unë kam lindur dhe jam rritur, bashkia është perdorur për interesa personale të Adrian Gurmës, i cili perlën e jugut, Sarandën e ka kthyer në një ndërmarrje për militantët socialist, duke i mbyllur dyert qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm. Ndaj si një i ri i këtij qyteti mora këtë vendim që së bashku me ju të largojmë këtë të keqe e cila e ka kapur qytetin tonë prej 12 vitesh. Ndihem i trishtuar se si pushteti lokal dhe ai qendror i Partisë Socialiste i kanë detyruar të rinjtë që të braktisin vendin si dhe atyre që jetojnë aktualisht ne këtë qytet, u kanë mbyllur çdo mundësi për një të ardhme më të mirë.

Misioni im, si një i ri që kam vendosur të perballem me arrogancën e kësaj qeverie është kthimi i pushtetit lokal te qytetarët e Sarandës. Ftoj anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në procesin e primareve i cili rikthen dinjitetin e tyre. Kjo garë i nderon të gjithë kandidatët në keto primare, ndaj suksese të gjithëve dhe sëbashku do të fitojmë Bashkinë e Sarandës. Faleminderit.

Zjarr Tv Ad