Princi William dhe Kate Middleton: Nuk është aspak e drejtë që ta urojmë Krishtlindjen këtë vit…

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Princi William dhe Kate Middleton, kanë thënë se; nuk është aspak e drejtë  që të urojmë Krishtlindjen këtë vit, sepse po shpresojnë për një vit më të mire, përpara se të dërgojnë mendimet dhe dashurinë e tyre, tek ata persona që do ta kalojnë vetëm këtë ditë.

Në Twitterin zyrtar të Pallatit Mbretëror, Duka dhe Dukesha, të dy 38 vjeç kanë shkruar:

” Të urojmë gëzuar Krishtlindjen këtë vit nuk është e drejtë, kështu që jemi duke shpresuar për një 2021 më të mirë . Këtë Krishtlindje mendimet tona janë me ata që po e kalojnë ditën vetëm, me ata që po vajtojnë për humbjen e një personi të dashur dhe për të gjithë  ju që po shpenzoni energjinë tuaj  për të na rikthyer sërish jetën tonë”.

Ky postim, ka ardhur një javë pasi Kryeministri britanik ka lajmëruar se; data 25 nuk do të ishte ashtu siç është planifikuar, duke bërë që Duka dhe Dukesha, të anulonin planet e tyre, ashtu si të gjithë familjet e tjera të vendit.

Planet e tyre, ishin qenë që bashkë me fëmijët , George, Charlotte dhe Louis, të vizitonin shtëpinë e klasës së II të Middletons në Bucklebery, ka shkruar Emily Andrews, për Mail të Dielën.

Motra e Kate, Pippa, burri i saj James dhe djali i tyre Arthur, gjithashtu, do t’i bashkoheshin familjes në Bucklebury për Krishtlindje.

Për Mike dhe Carole, nuk do jetë aspak e lehtë, pasi ata kishin planifikuar Krishtlindjen e tyre të pare, me të katërt nipërit dhe mbesat .

Si një “mbretëreshë e kuzhinës ”  Carole bëri të ditur dy vite më parë në një intervistë se; gatimet e saj tipike të Krishtlindjes, ishin “byrek me mish të grirë dhe verë.”

Sot familja mbretërore do të festojë vetëm.

Zjarr Tv Ad