Protesta e 12 nëntorit/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj në Tiranë: Shmangni tubimet e mëdha

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada amerikane ka njoftuar qytetarët e saj në Tiranë për protestën që pritet të zhvillohet të shtunën përpara kryeministrisë.

Sipas njoftimti, protesta e 12 nëntorit e thirrur nga opozita, ka potencialin për t’u përhapur në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut dhe mbyllje të disa rrugëve.

Njoftimi i ambasadës amerikane:

Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Qytetarëve amerikanë u kërkohet të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Zjarr Tv Ad