Paloka zbulon çfarë i tha Ramës në parlament: Le të bëjë testin, ai nuk hyn në sallë pa i futur 2-3 viza…

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka zbuluar se çfarë i ka thënë kreut të qeverisë Edi Rama në Kuvend gjatë përplasjes në fund të seancës së sotme plenare.

“I thashë je bedel, je i pafe, i pa atdhe, je gjel plehu në Surel, i thashë je miza në b*thën e kalit…Me Ramën, nuk e di a ka më fjalë që mund t’i thuhen për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Nuk e kishim planifikuar”.

Ai u shpreh në ABC se bashkë me deputetin tjetër demokrat Bujar Leskajn i kanë dhënë reston për gjithçka që kryeministri Edi Rama ka thënë dje kundrejt opozitës.

“Kjo e sotmja ishte vazhdim i asaj që ndodhi dje. Sot ndodhi e njëjta gjë, edhe pse nuk ishin kamerat, kur po votohej, unë dhe Leskaj hymë në sallë. Nikolla ndërpreu seancën, mund të ketë pasur arsyet e veta. Ky zotëria do të provokojë. Filloi me Bujarin pastaj ne i dhamë reston jo vetëm për sot por për gjithçka sa tha dje dhe çfarë ka bërë gjithë këto vite ndaj shqiptarëve. Ka 8-9 vite që fyen shqiptarët në përgjithësi”.

Ai ngriti akuza të rëndë ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. “Rama nuk hyn në sallë pa i futur 2-3 viza kokainë. E kam thënë edhe herë të tjera, e ka thënë edhe Dritan Prifti, ndjesë pastë. Le të më hedhë në gjyq. Dihet botërisht nga ata që e njohin, por kjo nuk është provë. E dimë edhe kush ia sjell, nga i vjen. Le të bëjë testin”.

Ndalur te zgjedhjet lokale dhe primaret për Tiranën, Paloka u shpreh optimist se të gjitha kandidaturat mund ta fitojnë bashkinë e Tiranës dhe ta drejtojnë atë.

“Të gjitha kandidaturat për Tiranën meritojnë respekt dhe vlerësim, të gjithë ata janë të aftë edhe për ta fituar Bashkinë dhe për ta drejtuar bashkinë. Sa për zgjedhjet e veta në karrierë është puna e tyre, megjithëse ata karrierën e kanë përpara”, deklaroi Paloka.

Zjarr Tv Ad