Pse munguan protestat e nxehta në shtator? Ish- ministri i PD zbulon arsyen

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli mbrëmjen e sotme për situatën politike në vendin tonë.

I pyetur se çfarë po ndodh me opozitën, pas paralajmërimeve për një shtator të “nxehtë” dhe se pse nuk ka ende asnjë protestë, ai u shpreh në një intervistë në “ABC News” se vetë opozita ka qenë në proces strukturimi. Por sipas tij opozita shumë shpejt do të fillojë protestat.

Pyetje: Pse po vonojnë protestat e opozitës sipas jush?

Mustafaj: Fryma e protestave ekziston. Unë besoj se PD po sheh mënyrën dhe momentin më të përshtatshëm për të hyrë në një etapë të re të të bërit opozitë. Ne jemi në mes të shtatori, sapo ka nisur sesioni i parlamentar. Berisha ka mbajtur tempin e denoncimeve. PL e Metës ka qenë në periudhën e riorganizimit për t’u shfaqur si strukturë politike.

Pyetje: Situata në opozitë mbetet e njëjtë. Situata e SHBA ndaj opozitës së Berishës mbetet e njëjtë. Por nga ana tjetër ambasadorja e SHBA në një takim me Metën ka kërkuar dialog mes palëve politike, për të çuar përpara reformat e BE.

Mustafaj: Nuk ka surpriza në qëndrimin amerikan ndaj Berishës, nuk ka nxjerrje të deputetëve të PD, pra nuk ka mënjanim të opozitës, por qëndrim konstant ndaj Berishës. Thirrja e saj për dialog duhet kuptuar shumë drejtë.

Zjarr Tv Ad