Publikimi i të dhënave të hakuara/ Salianji: Përgjegjësi e institucioneve, shtetit i kanë rënë pantallonat! Në këtë vend për shkak të patronazhistëve…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se përgjegjësia për publikimin e të dhënave të hakuara është përgjegjësi e institucioneve të shtetit. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Salianji u shpreh se shtetit i kanë rënë pantallonat.

Sipas tij media është në drejtën e vet që të publikojë cdo informacion që i bie në dorë dhe prokuroria nuk duhet të ndalojë.

Ai u shpreh se ne Shqipëri për shkak të patronazhistëve dolën të gjitha të dhënat e qytetarëve, çka përbën shkelje.

“Përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet që nuk kanë ruajtur të dhënat, por ka të dhëna që mund të bëhet fjalë për persona konkret, për bashkëpunëtore konkret që mund të vendosen në risk. Prokuroria pas presionit publik ka bërë një njoftim për të hetuar bashkëpunëtorë. Në këtë vend për shkak të patronazhistëve dolën të gjitha të dhënat e qytetarëve, kjo përbën shkelje. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e komisionit të sigurisë kombëtarë, qeveria nuk ka ardhur të japë një shpjegim. Duhej të vendosej në dijeni parlamenti, komisioni i sigurisë. Shtetit i kanë rënë pantallonat deri në fund të këmbëve. Ka një trajtim qesharak, ose jo serioz të Ramës që thotë se nuk ka nxjerrje të të dhënave. Unë mendoj që media është në drejtën e vet që të publikojë cdo informacion që i bie në dorë. Prokuroria nuk ka cfarë ti bëjë”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad