Putin: Terroristët po vrasin 10 pengje çdo ditë

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka njoftuar se në Siri po mbahen 700 pengje nga ISIS. Mes tyre ka edhe shtetas amerikanë dhe evropianë. Ai paralajmëroi se xhihadistët kërcënojnë të vrasin 10 prej tyre në ditë.

Duke folur në qytetin turistik të Soçit, në Detin e Zi, Putin tha se pengjet përfshinin disa shtetas amerikanë dhe evropianë, duke shtuar se Shteti Islamik po zgjeron kontrollin e tij në territorin në bregun e majtë të lumit Eufrat, i kontrolluar nga forcat e mbështetura nga SHBA. “Ata kanë lëshuar ultimatume, kërkesa specifike dhe kanë paralajmëruar se nëse këto ultimatume nuk plotësohen, ata do të ekzekutojnë 10 njerëz çdo ditë. Ditën e djeshme ata ekzekutuan 10 vetë”, tha Putin në forumin e diskutimit “Valdai” në Soçi.

Agjencia e lajmeve TASS njoftoi të mërkurën se militantët e Shtetit Islamik kishin marrë rreth 700 pengje në provincën Deir-al Zor të Sirisë, pasi sulmuan një kamp refugjatësh në një zonë të kontrolluar nga forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në 13 tetor.

TASS tha se militantët kishin rrëmbyer rreth 130 familje dhe i kishin marrë ato në qytetin e Hajinit. Presidenti rus lëshoi bombën kur diskutimi u kthye nga Siria dhe rolin që luajti Moska në zgjidhjen e krizës. “Ne – nënvizoi ai – kemi çliruar 95% të territorit sirian në këto vite dhe nuk kemi lejuar që shteti të shpërbëhet”. Natyrisht, puna ende nuk është përfunduar dhe në këtë drejtim Putini ka pranuar se Turqia, në kundërshtim me atë që u premtua gjatë samiteve të fundit, ende nuk ka përfunduar krijimin e zonës së çmilitarizuar në krahinën siriane të Idlibit, edhe pse është “duke punuar” . “Gjërat nuk janë të lehta, përkundrazi, gjithçka është e vështirë”, shtoi Putin, duke falënderuar Ankaranë për përpjekjet e bëra. Në fakt janë SHBA-të dhe aleatët e tyre, është arsyetimi i Putin, që nuk kanë bërë mjaftueshëm. “Shtetet e Bashkuara qartësisht nuk kanë arritur objektivat”, nënvizoi ai. Përkundrazi, ISIS, në zonën e tyre të kompetencës, kanë shtuar prezencën.

Sipas shefit të Kremlinit, xhihadistët kanë shtruar kërkesa duke lëshuar dhe ultimatume dhe kërcënime. Më tej Putin i bëri apel komunitetit ndërkombëtar për të bashkuar përpjekjet për të shkatërruar terrorizmin. Sipas tij ky fenomen nuk është mposhtur ende, madje janë regjistruar humbje të mëdha.

 

Zjarr Tv Ad