Vulin kundërshton vendimin e kuvendit të kosovës

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, komentoi vendimin e Kuvendit të Kosovës, për krijimin e ushtrisë, duke thënë se kjo nuk mund të ndodhë, derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244. “Për sa kohë të jetë në fuqi Rezoluta 1244, në Kosovë nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura, përveç KFOR-it.

Ushtria e Kosovës, ku nuk ka serbë dhe kundër të cilës janë serbët dhe Serbia, është një ushtri e krijuar për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, tha Vulin. Kuvendi i Kosovës i ka miratuar tri projektligjet e propozuara nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një seancë ku munguan deputetët e Listës Serpska.

Përmes këtyre tri projektligjeve synohet që FSK-ja të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshi edhe përgjegjësi mbrojtjeje, por pa prekur emrin e saj. Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98, kurse projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota.

Ai deklaroi se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë. Sipas tij, deri në momentin që Rezoluta 1244 është ende në fuqi, Kosova nuk mund të krijojë ushtrinë e saj. Vulin theksoi se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të nënkuptonte që terroristët e papenduar, të kenë mundësi të përsërisin krimet e tyre.

 

Zjarr Tv Ad