“Qëllimi i vetëm i Belërit ishte të…”/ Artan Hoxha plas deklaratën ‘bombë’: Personazhe të botës së krimit kanë marrë pasaporta greke në Himarë

0
721
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se Fredi Beleri kishte krijuar lidhje direket me politikanë të rëndësishëm të Greqisë, me anë të të cilave kishte pajisur me pasaportë greke shumë qytetarë të Himarës dhe jo vetëm.
Sipas Hoxhës, edhe personazhe të njohur të botës së krimit në Shqipëri janë pajisur me pasaportë greke, një pasaportë që të bën qytetar europian, nga Fredi Beleri.

Ai u shpreh se të gjitha këto investime të Belerit ishin bërë me qëllimin e vetëm për të marrë Himarën.

“Beleri kishte krijuar lidhje direket me politikanë të rëndësishëm të Greqisë. Në Himarë, ku shqiptarët që nuk marrin një pension grek, e duan një pasaportë greke që të bën direkt qytetar europian. Kjo i dha akses Belerit. Ka dhënë shumë pasaporta greke, me anë të lidhjeve të tija. Nëse merrje miratim nga ai e merrje. Ka shqiptarë që punojnë 30 vjet në Greqi dhe nuk e kanë një pasaportë greke. Di një numër të madh shqiptarësh që s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe kanë marrë pasaportë greke. Ka edhe personazhe të botës së krimit, edhe disa që jetojnë në Dubai se janë në kërkim në Shqipëri, që edhe atë e kanë një pasaportë greke të marrë nga këto lidhje. Të gjitha këto janë investuar për këtë ditë, për të rimarrë Himarën”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad