Qeveria në Itali debat për Kanabisin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy senatorë të Lëvizjes 5 Yje Matteo Mantero e Lello Ciampolillo kanë dorëzuar në parlamentin italian dy draft ligje për legalizimin e kanabisit. Ne draft ligjin e parë lejohet kultivimi i 3 bimëve kanabis në banesë e mbajta e 15 gramë kanabis i thatë në shtëpi e 5 gramë në rrugë, ndërsa në draft ligjin e dytë autorizohet kultivimi i 4 bimëve kanabis në banesë , një prej të cilave të jetë me qëllim terapeutik e ndërsa 3 të tjerat rekrative.

Por kundër kësaj iniciative të senatorëve të Lëvizjes 5 Yje është shprehur Ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

“Propozimi për legalizimin  e kanabisit nuk do të kaloj kurrë në parlamentin italian, pasi nuk është në kontrantën qeverisëse që kemi nënshkruar me 5 Yjet”, ka deklaruar ai.

“Nëse ka parlamentarë që propozon legalizimin e kanabisit, i përgjigjem se nuk është prioritet i qeverisë e i programit qeverisës”, thotë Salvini.

Ministri i brendshëm italian është shprehur se “mbrojtja e të rinjve nga varësia e drogës është një impenjim që duhet të bashkoj të gjithë kuadrin politik të vendit”.

Kundër draft ligjit të legalizimit të kanabisit në Itali është dhe Partia Forca Italia me lider ish kryeministrin Silvio Berlusconi.

Deputetja e kësaj force politike Annagrazia Calabria thotë se “ajo që përkufizohet si përdorim rikreativ i kanabisit nuk është gjë tjetër veçse një rrezik i madh për brezat e rinj të cilët duhet të edukohen me kulturën e shëndetit e jo të shfrenimit.”

Kundër legalizimit të kanabisit ka dalë dhe Ministri i Familjes Lorenzo Fontana.

Pro legalizimit të kanabisit është dhe Partia Radikale e cila kujton një propozim të ngjashëm të saj,  bërë më vitin 2016 në Parlament pasi kishin mbledhur rreth 68 mijë firma pro kanabisit.

Ndërsa Partia Demokratike është e kujdesshme në deklarime.

 

Zjarr Tv Ad