Qeveria zbulon emrat e të prekurve nga tërmeti që do marrin trajtim të veçantë financiar

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria ka bërë publikë emrat e të prekurve nga tërmeti që do të marrin trajtim të veçantë financiar.

“Përveç pensionet të tyre do ndihmohen me një trajtim plus sa 8-fishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm shtetëror të Republikës së Shqipërisë që në masën më të lartë shkon 60 mijë lekë të reja,”-tha kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë.

Trajtim i veçantë financiar, lista është si më poshtë:

-Lindita Cara përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj

-Albert Cara përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj

-Aleks Çupi përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj

-Albert Lala përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj

-Denia Greku përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj

-Marjana Rexhepi përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj

-Femir Vata përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj

-Pranvera Qato përfiton për gjithë jetën 100 mijë lekë të reja në muaj

Ndërsa më të moshuarit do marrin trajtim të veçantë financiar plus pensionit prej 60 mijë lekë te reja në muaj.

“Dhe më pas trajtim i veçantë financiar plus pensionit prej 60 mijë lekë te reja në muaj për ata që janë më të moshuarit,”-shtoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se këtyre familjeve të shpartalluara nga tërmeti duhet ti qëndrojmë pranë jo thjesht me ndihmë financiare por edhe me ndihmë morale.

Ndërsa shtoi se ka filluar sistemi i tyre në shtëpi të reja dhe kërkoi edhe njëherë që të sistemimi i të gjitha familjeve të përfundojë brenda 15 dhjetorit.

Zjarr Tv Ad