Rama ftesë Bashës, Meta: Bashkëpunim për çeljen e negociatave

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë apel palëve politike nga Lezha që të reflektojnë dhe të bashkëpunojnë  në mënyrë që vendit t’i çelen negociatat për anëtarësimin në BE në qershor.

I pyetur nga gazetarët për situatën politike në të cilën ndodhet vendi si dhe ftesën që kryeministri Edi Rama bëri kreut të PD Luzim Basha për dialog, Meta tha se duhet bashkëpunim për çeljen e negociatave.

“Duhet reflektim dhe bashkëpunim mes palëve për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Të fitojmë mundësinë e çeljes së negociatave. Apeli nga ana ime është reflektim dhe bashkëpunim”-tha Meta.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama kërkoi dialog me Bashën duke iu drejtuar me fjalët që iu drejtoi edhe studentëve ‘Kur do flasim’, ndërsa Basha i ktheu përgjigje duke u shprehur se ‘takimi’ do jetë në 16 mars, kohë kur opozita ka paralajmëruar protestë.

Zjarr Tv Ad