Rama, gazetarëve: Presidentin jua kam lënë ju, luks i madh për mua

0
40

Kryeministri Edi Rama shmangu komentet për  tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta kundër atij që e konsideron grusht shteti nga mazhoranca.

Rama: Presidenti e ka shtëpinë, më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për shtëpitë e atyre që jetojnë në çadra, apo shtëpitë e të tjerëve me qira dhe presin të kthehen në shtëpitë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konferencë por në të gjitha orët e ditës sime me gjithë natën. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit, unë nuk merrem me presidentin. Është shumë luks i madh për mua.

Deklaratën Rama e bëri gjatë konferencës për prezantimin e projekteve për rindërtimin.