Rindërtimi, Rama “fajëson” juristët: Për shkak të tyre sot nuk kemi punëtorë

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga konferenca ku prezantuan projektet e rindërtimit, Rama tha se ndërtimet e reja do të jenë cilësore dhe të qëndrueshme. Ai u shpreh se qeveria ka bërë shumë kërkime në lidhur me modelet e ndërtimit, dhe në fund vendosi të zgjidhte modelet më të kushtueshme dhe të qëndrueshme.

Edi Rama: Ajo që dua të theksoj është se bëhet fjalë për një sistem me të cilin sot ndërtohen resorte turistike me 5 yje. Kemi bërë shumë kërkime, analiza nga grupet punës dhe kemi preferuar që të paguajmë më shumë për të garantuar një qëndrueshmëri shumë të lartë. Bëhet fjalë për ndërtime që kanë garanci. Të tjerat kanë vite garancie më të ulta përfshi dhe ndërtimet e sotme që bëhen në zonat periferike me tullat me vrima.

Por, procesi i rindërtimit do të jetë një proces jo i lehtë, për shkak të nevojës së krahut të punës. Rama u shpreh se për këtë proces do të bashkëpunohet me shkollat profesionale, ndërsa theksoi se kompanive që do të merren me procesin e rindërtimit do t`u kërkohet që të vendosin paga të larta për punëtorët që do të punësojnë.

Edi Rama: Me këtë proces hapet një front i madh punësimi, ku qëllimi ynë është që të kërkojmë nga kompanitë që do të hyn në proces si fituese të garave që të vendosin paga të konsiderueshme. Jo paga të ulta apo minimale për punëtorët. Do të kërkohet një punë që fillon në ditët në vijim për të trajnuar krahë pune, do u referohemi shkollave profesionale. Do i orientojmë nxënësite  shkollave profesionale që të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin.

Rama “fajësoi” të rinjtë që kanë përfunduar universitetet për degë që nuk lidhen me ndërtimin, duke u shprehur se për shkak të tyre sot ka mungesë të krahut të punës.

Edi Rama: Bëhet fjalë për shumë vende punë ndërkohë që sot po e shohim se ka plot nevoja, madje dhe alarmante pikërisht në këtë fushë për kompanitë që po merren me meremetimet. Nuk ka kapacitete të mjaftueshme të krahut të punës si pasojë e shumë juristëve që qëndrojnë në kafenetë poshtë. E thoni ju nuk ka punë. Dëshirojmë shumë të jemi të shpejtë dhe cilësor.

Rama shtoi më tej, se deri në fund të vitit, shpreson që deri në 90% e banesave të ngrihen dhe njerëzit të kalojnë ndërrimin e viteve aty. Ndërsa për blloqet e banimit tha se kërkojnë më shumë punë për ndërtimin.

Edi Rama: 90-95% ti kemi të ngritura dhe njerëzit të kalojnë Vitin e Ri aty. Blloqet e banimit janë pak më të komplikuara por besoj se stë gjitha kantieret do të ngrihen brenda këtij viti dhe në fillim të vitit tjetër. Brenda 2021 do të kemi filluar të fusim një  pjesë të madhe të njerëzve në këto apartamente. 2020 është viti i familjeve që kanë humbur shtëpitë private dhe 2021 viti i atyre që kanë humbur apartamentet.

Zjarr Tv Ad