Rama i vendosur: Nuk iki

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama po mban takim me 61 kandidatët për kryetar bashkie të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Rama gjatë fjalës së tij theksoi se nuk do të largohet nga pushteti.

Edi Rama: “Po ua them të gjithë atyre që nga frika se nga frika se mos  të mbyturit do mbysin edhe Shqipërinë, siç e kanë mbytur në fakt herë tjetër. Thonë po ja le të ikë Rama që të qetësohen të marrosurit në pushtet. Jo, kështu nuk qetësohen të marrosurit në pushtet. Por fillon rënia në batakun e marrisë pa shtet, pa drejtësi, pa rregull nga nisi e përpjeta jonë për ta rilindur Shqipërinë e për ti dhënë këtij vendi trajtën e një shteti në një rrugë që është e gjatë, e përpjetë dhe sfilitëse. Unë jetoj dhe luftoj çdo ditë me bindjen se pushteti nuk është mundësi për të rrëmbyer por privilegj për të shërbyer. 

Nuk është qëllimi por fuqia për tu ngjitur drejt qëllimit, nuk është karrigia nga ku nuk shkulesh se do të jesh mbi të tjetërt po detyra nga ku nuk ikën sepse të tjerët të kanë zgjedhur të udhëheqësh. Jo nuk iket nga kjo detyrë nga kundërshtarët sepse nuk kanë popull me vete, aq më pak iket kur e kërkojnë kundërshtarët e bërë njësh me mjetet antidemokratike të rrugës ngaqë nuk të largojnë dot me rrugën e zgjedhjeve demokratike. Nga kjo detyrë iket vetëm kur e kërkojnë ata që ta kanë dhënë detyrën. Me votën e tyre si popull të zgjedhin apo me votën e tyre si përfaqësues të popullit në parlament. Unë nuk rrij në këtë detyre pse më gënjen mendja se jam i pagabueshëm. Apo se skam bërë gabime, pse kujtojmë se çfarë po bëjmë është pa të sharë apo shtetndërtimi po shkon vaj. As pse po mendoj se njerëzit po paguajnë para nën dorë për të marrë shërbimet e tyre se rrogat janë rritur aq sa nuk mendohej, se gjithë shqiptarët po kthehen nga jashtë e kështu me rradhë e se një fushë me lule është sot jeta e shqiptarëve. Jo, jo fare unë nuk i iki kësaj detyre sepse në çdo drejtim, në çdo drejtim ama kam nisur së bashku me ju dhe të gjithë ata që na besojnë e mbështesin në luftë që nuk ka shans ta lë në mes. Një luftë ku përballem çdo ditë me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale sepse ‘boom’ ballafaqohem ne një shqetësim real.”

 

Rama: PD udhëhiqet nga “doktori i gabuar dhe jo kryetari i llakuar”

Rama akuzon Bashen se do ta marrë pushtetin me dhunë dhe jo me votë. Sipas tij PD vijon të drejtohet

Edi Rama: Dëgjoni këtë që po ju them. Ajo marrëveshje nuk funksionoi, dhe asnjë marrëveshje nuk funksionon sepse PD ka ndërruar qime, por jo zakon, dhe kuptohet zakoni është Saliu që nuk ndërron as qime, ndërsa Lulzimi është qimja që nuk bëhet dot zakon. Por hera e fundit kur forca e atij zakoni të mbrapshtë mund ti imponojë PS-së ka qenë 2011 i Tiranës, dhe deri kur PD nuk do të heqë dorë nga ai zakon  nuk do të ketë asnjë shans të sfidojë dot as PS-në si alternativë qeverisëse as shtetin që po e ndërtojmë me mundime e peripeci.

Lulzim Basha imagjinon të paimagjinueshmen, marrjen e pushtetit duke e kthyer PD-në tek shfaqja më vulgare dhe më agresive dhe më antihistorike e forcës së atij zakoni, ndërkohë që Shqipëria është vend i NATO-s dhe ka statusin e vendit kandidat për në BE, pret celjen e negociatave për anëtarësim..

Lulzim Basha imagjinon të paimagjinueshme, duke u kuturisur në rrugën e vjetër të zakonit që del me shpirtin dhe shpirti i kësaj partie është doktori i gabuar dhe jo kryetari i llakuar, sepse nuk e imagjinon dot të imagjinueshmen fitoren me votë. Aq të pamundur e ka të imagjinojë të imagjinueshmen: të fitojë zgjedhjet, sa në rrugën e të paimagjinueshmes, marrjes së pushtetit me bomba ecën në ajër pa e ditur se ku shkon, me doktorin që e shtyn nga prapa dhe doktoreshën që e tërheq përpara dhe me masën e madhe të demokratëve që e ndjek nga ekrani, e cila sapo ka nisur ta ndjejë se flakët që po përzhisin imazhin e Shqipërisë dhe po shëtisin nëpër botë do të djegin Lulin dhe partinë e tyre.

 

Zjarr Tv Ad