Rama tha se s’kanë detyruar askënd të japë lekë nga rroga për tërmetin, faktet flasin ndryshe

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama mohoi sot të ketë pasur një urdhër ndaj administratës për të kontribuar për të prekur nga tërmeti.

Sipas tij gjithçka ka qenë vulletare, edhe pse mediat prej ditësh disponojnë një dokument që hedh poshtë pretendimin e tij.

Rama: E refuzoj komplet atë shpifjen tjetër që medemek ne paskemi detyruar të gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë për rindërtimin. Është e pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetar. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit këtij procesi, kryetarët e bashkive bënë të njëjtën gjë, punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem. Nuk ka asgjë me detyrim në këtë proces.

Por askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucione publike të krijuar me ligj të posaçëm, nga institucione të qeverisjes vendore, njësi të fondeve speciale, ndërmarrje e shoqëri tregtare me kapital mbi 50%  shtetëror në varësi të institucioneve qëndrore dhe qeverisjes vendore për Vitin e Ri, për darka e për valle.

Por në një shkresë që mban firmën e drejtorit të policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, urdhërohen oficerë me grada të ndryshme për kontribute të ndryshme duke nisur nga 2000-5000 lekë.

Zjarr Tv Ad