Reagon Ministrja e Drejtësisë: Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas akuzave në adresë të saj, bërë nga presidenti i Republikës, Ministrja Etilda Gjonaj, thyen heshtjen përmes rrjeteve sociale.

“Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!” shkruan Gjonaj.

Whatsapp Image 2020 02 21 At 3.15.19 Pm
Zjarr Tv Ad