Reforma zgjedhore, Balla: Opozita të vijë në Kuvend, të sjellë dy anëtarët për KQZ

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, fton opozitën që të kthehet në Kuvend, për të bërë ndryshimet e nevojshme lidhur me reformën zgjedhore.

Duke folur ditën e sotme nga Kryesia e Kuvendit, ai deklaroi se opozita duhet të bëhet pjesë e punimeve të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, do të ishte më mirë që partitë politike të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhor, duke propozuar që të jetë një trupë që bën administrimin.

“Për herë të parë në këto 27 vite, mazhoranca i jep në dorë opozitës të shkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Të eksplorojmë teknologjinë në zgjedhje, në reflektim të një kërkese të kahershme të opozitës. Opozita hyri në protestë në 2017-ën për teknologjinë në zgjedhje. T’ju japim të drejtën grave të jenë të përfaqësuara. Të mos mjaftohen me pagesën e gjobave partitë në KQZ por të rrisim barazinë gjinore në Kuvend”, u shpreh Balla.

Ai tha se në Kuvend është një draft i cili është i hartuar në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, bazuar në zgjedhjet e fundit dhe se duhet vullnet politik për miratimin e tij.

Po ashtu Balla deklaroi se pritet që Partia Demokratike, të depozitojë në Kuvend, dy anëtarët për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët i përkasin opozitës. 

 

Zjarr Tv Ad