Reportazhi i RAI3, Vasili: Qeveria e Ramës çirake e mafias

0
4

Pas reportazhit të RAI3 kushtuar mbjedhjes së hashashit, duke e nisur nga Lazarati, ka reaguar nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili sjell në vëmendje deklaratën e prokurorit të AntiMafias Nicola Gratteri se: “Mafia në Shqipëri ka mbështetje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëtat e deri më të lartat”.

Sipas Vasilit, qeveria është çirake e mafias.

REAGIMI I VASILIT
Mafian e mbeshtet qeveria,ky eshte shkaterrimi i Shqiperise te tjerat jane asgjë E gjithe qeveria Edi Rames ne cdo nivel mbeshtet dhe eshte kthyer ne nje çirake te Mafias.

Ky eshte fundi i Shqiperise dhe kjo eshte tragjedia me e madhe dhe kjo eshte nje zhbërje e vertete kombetare.
Prokurori i AntiMafias Nicola Gratteri i ve vulen lexojeni

“Në Shqipëri ata janë të paprekshëm.

Bëhen të pasur, bëjnë krime.

Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëtat e deri më të lartat”,

është shprehur publikisht Gratteri për emisionin Narcotica’ ne RAI 3.