Rikthehet sistemi TIMS në Rinas dhe pikën kufitare të Kapshticës! Shërbimi jashtë funksionit në këto pika

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit dhe pikën kufitare të Kapshticës është rikthyer në funksion pas gati 24 orësh i bllokuar, si pasojë e sulmit kibernetik të Iranit, që goditi vendin tonë një ditë më parë.

Nga ana tjetër, News 24 bën me dije se në pikën kufitare të Qafë-Thanës si dhe Portin e Durrësit dhe Vlorës, situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

Jashtë funksionit vijon të mbetet shërbimi edhe në Doganën e Qafë-Botës dhe Portin e Sarandës.

Sistemi TIMS në këto pika vijon të jetë i bllokuar ndërkohë që po punohet për rikthimin në normalitet të tij. Bllokimi i sistemit shkaktoi radhë të gjata automjetesh.

Zjarr Tv Ad