Rilindja rurale – Ky është fshati i vogël interesant që do të kthehet në një hotel

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fshat i vogël në Zvicrën jugore për ti mbijetuar braktisjes do të kthehet në një hotel turistik për turistët që kërkojnë një eksperiencë të re pushimi. Fshati që dikur kishte më shumë se 300 banorë, sot aty jetojnë vetëm 12 banorë, pothuajse të gjithë janë në pension. I përbërë me shtëpi guri e rrugica bosh, banorët duan që të sjellin fshatin përsëri në jetë, të paktën në verë. Një fondacion privat, i cili mban emrin e fshatit Corippo ka vendosur që nëpërmjet një projekti turistik të kryejë rilindjen e fshatit. Fabio Giacomazzi, arkitekti i fondacionit, kohët e fundit ka paraqitur konceptin: restoranti i fshatit do të bëhet pritja, holli i hotelit, rrugët do të jenë korridoret dhe disa nga shtëpitë do të jenë dhomat e hotelit, të cilat mund të rezervohen nga vera e vitit 2019. Rreth 3.25 milion franga (3.27 milion dollarë) janë parashikuar për fazën e parë të ndërtimit. Deri në vitin 2020, Corippo do të bëhet pjesë e komunës së re të Verzasca, e cila do të bashkojë shtatë fshatra dhe do të ketë një popullsi të kombinuar prej rreth 900 banorësh.

Zjarr Tv Ad