Rrëfimi i pronares së bordellos: Jam krenare për karrierën time, kam shpëtuar mijëra martesa

0
1456
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Unë kam shpëtuar 5.000 martesa”. Kështu thotë pronarja e një shtëpie publike që ka kaluar dekada të tëra si punëtore seksi. Ajo deklaron se është krenare për karrierën e saj dhe tregon gjithçka për prostitucionin në Mbretërinë e Bashkuar.

Vivien Walden, 66 vjeç, e cila ka drejtuar një bordello për 14 vjet tregon se ka arritur të shpëtojë mijëra martesa gjatë kohës së saj si “Madam”. 66-vjeçarja nga Wilmslow, Cheshire, filloi punë në industrinë e seksit në moshën 17-vjeçare, kur ajo la punën e saj si sekretare për t’u bërë një striptiste në Londër.

Tre vjet më vonë në vitin 1969, ajo filloi t’u ofronte seks klientëve në klub dhe shpejt u bë një prostitutë me kohë të plotë. Por ndryshe nga shumë gra që kanë kaluar vite në këtë “biznes”, Vivien ruan vetëm kujtime të mira nga karriera e saj dhe thotë se është krenare për punën e saj.

Pensionistja tani po bën fushatë për prostitucionin e legalizuar në Angli. Por Vivien tregon se megjithëse ka pasur të bëjë çdo ditë me qindra klientë në bordellon e saj nuk e kishte planifikuar që të bëhej një punëtore seksi.

Ajo u rrit në një familje hebrenjsh, nëna e saj kishte shpresa të mëdha për vajzën e saj për t’u bërë një aktore.

Por, pas vizitës në një strip klub me kolegët e punës gjatë një pushimi dreke në vitin 1966, ajo u bind se vallëzimi në prehër ishte një alternativë më joshëse dhe foli me menaxherin, i cili e punësoi atë në vend. Disa vjet më vonë ajo vendosi të fillojë të shesë trupin e saj për klientët për disa para më shumë.

Në një nga strip klubet ku punoi, Vivien njohu burrin e saj të parë Billy Walden, me të cilin qëndroi deri sa ai ndërroi jetë nga kanceri në vitin 1987. Ajo tha se “Atje kam takuar burrin tim të parë, Billy Walden, i cili ishte një futbollist profesionist dhe ka luajtur për West Ham. Pastaj nga atje, burri im hapi klube në Mançester dhe priti që unë të punoja atje për të fituar sa më shumë para, gjë të cilën e arritëm. Për mua nuk pati asnjë ndryshim. Ai më inkurajonte mua, gjithmonë më thoshte se nëse do isha një prostitutë unë do të isha më e mira në botë”.

Ndërsa shumë do ta shihnin këtë si një marrëdhënie të çuditshme, Vivien pohon se ajo e donte punën si prostitutë dhe thotë se kjo e bëri atë të ndjehet akoma më e lirshme.

Kur ajo më në fund hapi bordellon e saj të quajtur Toucan në Mançester në vitin 1995, Vivien bëri një pikë catering për klientët, ndërkohë që ishte një nga bizneset e para në UK ku ofroheshin prostituta në moshë të madhe.

Ajo tha: “Në bordellon time ishin 28 vajza. Unë kisha vajza ruse, braziliane, kontinentale, italiane dhe vajza polake. Por nuk ishte si tani. Vajzat ishin gjithmonë të verifikuara. Unë kontrolloja pasaportat e tyre, kontrolloja nëse ishin të pastra dhe të gjitha klubet e mia drejtoheshin në mënyrë profesionale. Unë kam qenë një zonjë shumë e mirë. Vajzat shkonin nga mosha 18 deri në 40 vjeç. Shumë burra preferonin gratë e pjekura, të cilat unë isha ndoshta e para që i ofroja.

Femrat paguanin qiranë për një muaj dhe gjithçka që fitonin ishte e tyrja. Ndërsa klientët blinin ushqim apo pije.

Në vitin 2009, karrierës së Vivien si “Madam” i erdhi fundi dhe bordelloja e saj u bastis nga policia dhe ajo u arrestua.

Ajo doli në gjyq dy vjet më vonë, ku u shpall fajtore për drejtimin e një bordelloje, dhe iu dha një dënim me burg prej gjashtë muajsh, u pezullua për 12 muaj, dhe 150 orë shërbim komunitetit.

Pas marrjes së dënimit, Vivien vendosi ta hidhte pas krahëve karrierën e saj si Madam dhe të përqendrohej në përpjekje për të ndryshuar ligjin e prostitucionit në Angli, si dhe duke shkruar një libër për përvojat e saj.

Ajo tha: “Është kaq e rëndësishme për të legalizuar prostitucionin, për shumë arsye. Nëse ndokush dëshiron të ekspozojë trupin, nuk duhet ta bëjë në rrugë. Jo vetëm kaq por prostitucioni gjithashtu ruan martesat. Për shembull, ne kishim një dhomë të veçantë në bordellon time, ku meshkujt nivalidë, ose në karrocë vinin aty dhe merrnin shërbime nga vajzat e mia. Kjo pasi gratë e tyre ishin të lodhura ose të mbingarkuara duke u kujdesur çdo ditë për ta, sa nuk kishin mundësi tu ofronin as seks. Unë do të ndihmoja në çfarëdo mënyrë për ta legalizuar. Është një shërbim human i mrekullueshëm që vetëm mund t’i ndihmojë njerëzit”. Daily Mail

Zjarr Tv Ad