Rritja e çmimeve/ Meta thirrje qeverisë: Rënia e konsumit, sinjal alarmi! Duhen masa efektive jo propagandë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me krizën ekonomike të shkaktuar si pasojë e inflacionit dhe rritjes së çmimit të energjisë.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se çmimet e larta kanë shkaktuar një rënie të konsumit.

Sipas tij kjo duket qartazi në rënien e volumit të mallrave që hyjnë në tregun shqiptar, ku në Portin e Durrësit gjatë muajit gusht importet ranë me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

POSTIMI PLOTË

Rënia e konsumit si rezultat i çmimeve të larta është sinjal alarmi për vështirësinë ku gjendet ekonomia dhe familjet shqiptare!

Trendi shqetësues i rënies së konsumit vijon për të tetin muaj radhazi, ndërsa siç INSTAT deklaron volumi i mallrave në portet shqiptare për muajin gusht 2022 është 40% më pak krahasuar me muajin gusht të vitit 2021.

Situata paraqitet e vështirë për buxhetet familjare, të cilat priten të rëndohen edhe më tej si rezultat i vendimit absurd për rritjen e çmimit të energjisë.

Kjo situatë nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive.

Indeksimi i pagave, heqja e taksës së qarkullimit, si dhe liberalizimi i lejeve për energjinë diellore janë disa nga nismat ligjore të Partisë së Lirisë, qëllimi i të cilave është në funksion të përballimit të kësaj situate të vështirë për të mbrojtur interesin publik dhe familjet shqiptare.

Zjarr Tv Ad