Rudina Hajdari shkon tek banesat e shembura në Bregun e Lumit: Çështja të çohet në Strasburg

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ishte sot në zonën e Bregut të Lumit në banesat të cilat po shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri.

Mësohet se deputetja demokrate është shprehur se ka shkuar për të parë nga afër banesat të cilat po shemben, pasi preken nga projekti.

Hajdari i kërkoi banorëve që të jenë gjakftohtë, ndërsa tha se kjo çështje duhet të çohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Ju nuk keni faj. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që këtë çështje ta çojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. Do ta çojmë në Gjykatën e Tiranës, Gjykata e Apelit dhe jam e sigurt që do fitoni.

Unë e di që ju nuk keni forcë tani, por duhet pak gjakftohtësitë, që kjo mos i ndodhë më familjeve të tjera. Kjo nuk është hera e parë që policia shemb banesat në këtë mënyrë barbare. Duhet të gjejmë mënyrën për ta zgjidhur”, u shpreh Hajdari.

Zjarr Tv Ad