Salianji: Kompania e burrit të deputetes socialiste rilindi me ardhjen në pushtet të Ramës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është paraqitur sot në gjykatën penale për tu përballur me padinë e deputetes socialiste Klotilda Bushka Ferhati.

Por në një prononcim për gazetarët, Salianji tha se ndodhet në gjykatë për tu treguar shqiptarëve se kush janë përfaqësuesit e tyre në parlament. Ai tha se kompania e burrit të deputetes ka arritur një xhiro 3 mld lekë pas ardhjes në pushtet të Ramës.

Ervin Salianji: Nga sot çdo gjyq që kam me deputetët e PS do të vij për të rithënë akuzat dhe për ti ngritur në publik dhe për kuptuar qytetarët se me çfarë përfaqësuesish kanë të bëjnë sot. Në seancë gjyqësore është rasti i deputetes së PS, Klotilda Bushka Ferhati, e cila del nëpër media dhe është përfshirë në  PS në mandatin e fundit. Këta duan edhe të zhvasin, edhe të vjedhin, por edhe ti thuash bravo të qoftë. Këtu kam pasqyrat financiare të kompanisë selcom, që është kompania e bashkëshortit të vet, e cila në 2012 kur nuk ka qenë në pushtet Rama ka pasur një bilanc negativ. Me ardhjen në pushtet të Rilindjes ka rilindur edhe kompania e burrit të deputetes. Vetëm tek kjo kompani xhiroja e tij ka arritur në 3 mld dhe disa milion lekë. Kjo është akuza që kam bërë më parë, kjo është akuza që do ta përballim edhe në gjykatë.

 

Zjarr Tv Ad