Salianji: Prova të reja për manipulimin e hetimeve për “Babalen”

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, duket se nuk ka ndërmend ta presë në qetësi verdiktin final të Gjykatës së Tiranës ndaj tij, i akuzuar për dosjen “Babale”. Në një postim në facebook, ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të paraqesë prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve për këtë çështje.

Salianji: Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit, shumë zgjedhin ti dorëzohen “fatit” apo realitetit të dhimbshëm, unë kam zgjedhur të luftoj.Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve. 

Për ish- deputetin Ervin Salianji u kërkua 18 muaj burg, për Albert Veliun 3 vite e gjashtë muaj, Fredi Alizotin 3 vite, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi 1 vit heqje liri. Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane në burg, ndërkohë prokuroria nisi një hetim sipas opozitës për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcënuar denoncuesit.

Zjarr Tv Ad