Samsung prezanton telefonin me kamer nën ekran

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Samsung ishte kompania e parë që prezantoi një telefon me kamër nën ekran. Telefoni u quajt Galaxy A8s dhe për herë të parë u shfaq në dyqanin Kinez online për 450 dollarë.

I prezantuar në fillim të muajit, telefoni vjen me 6 ose 8GB RAM dhe memorie prej 128GB me mundësi për kartat microSD prej 512GB.

Telefoni fuqizohet nga Snapdragon 710 dhe vjen me Android 9 Pie.

Në pjesën e pasme gjenden tre kamera të rreshtuara ashtu siç Apple bën me iPhone X.

Kamera frontale është risia prej 24-megapiksel dhe gjendet poshtë ekranit Infinity-O LCD.

Galaxy A8s është vetëm një test për të parë sesi audienca do të reagojë karshi një telefoni me tre kamera përpara se ky tipar të gjejë vend tek flagshipët.

Telefoni është i disponueshëm në tre ngjyra: blu, e zezë dhe argjendtë.

 

 

 

Zjarr Tv Ad