Sekuestrimi i kateve pa leje, Bardhi akuza Ramës: Ka marrë vendim për të shpëtuar oligarkët që ka ortakë, të ndëshkohet nga drejtësia

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, në vend që të zbatojë ligjin dhe të çojë në burg oligarkët e t’u sekuestrojë katet e paligjshme, ka marrë një vendim për të shpëtuar kryeortakun e tij në biznes, me të cilin ndan kazinotë.

Sipas Bardhit, Rama nuk gënjen më dot njeri, sepse është paligjshmëria vetë dhe si i tillë duhet ndëshkuar nga drejtësia, për favorizim të paligjshmërisë dhe shkeljen e barazisë para ligjit.

‘Edi Rama ka dy ditë që gënjen pa u skuqur dhe pa u zverdhur për çështjen e kateve shtesë pa lejeve të oligarkëve të tij. Nuk është as ai, as qeveria e tij që e ngritën këtë problem, i cili në thelb ka mosfunksionimin e ligjit njësoj për të gjithë. Këtë çështje e ngriti opozita në Parlament në 14 Korrik, kohë përpara se Edi Rama të niste aksionin propagandistik për legalizimin e kateve pa leje të klientëve të tij dhe marrjen e tyre në mbrojtje shtetërore.

Në videon më poshtë, i kam thënë Edi Ramës që ul kokën para oligarkëve, sepse janë bashkë në një anije për te vjedhur shqiptarët. E mbajta këtë fjalim, pasi kisha nisur që në prill të merrja informacione zyrtare për paligjshmërinë e tmerrshme me kullat në mes të Tiranës dhe katet shtesë pa leje të tyre me bekimin e Edi Ramës.

Në vend të zbatonte ligjin, të çonte në burg oligarkët dhe t’u sekuestronte katet e paligjshme, Edi Rama nxori një vendim për të shpëtuar së pari kryeortakun e tij në biznes, me të cilin ndan kazinotë, grataçelat, autostradat, portet, dhe aeroportet e Shqipërisë. Pasi hapi rrugë për legalizimin e kateve pa leje dhe pasi unë denoncova në Kuvend skandalin e kateve pa leje dhe uljen e kokës së Edi Ramës para oligarkëve, nisi shoë siç e njohim tashmë. Edi Rama nuk gënjen dot më njeri. Ai është paligjshmëria vetë dhe si i tillë duhet ndëshkuar nga drejtësia, për favorizim të paligjshmërisë dhe shkeljen e barazisë përpara ligjit.’- shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Ad