Sekuestrohen 113 kg heroinë, në vendin ku u gjet i pajetë turku

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 KOSOVë

“Policia e Kosovës ka kapur në orët e para të mëngjesit 113 kg heroinë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.

Për këtë janë arrestuar katër persona, ndërsa kjo ngjarje dyshohet të jetë e lidhur me një vdekje të dyshimtë të së dielës, e cila ndodhi pikërisht në këtë vend.” Citohet nga mediat kosovare.
Nejdet Cesurogluu ka qenë i shpallur në kërkim për drogën e gjetur muaj më parë në Brenog të Hasit.

Dalin detaje të reja pasi turku i kërkuar për laboratorin e drogës në Has është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë.

Të dielën u gjet  i pajetë në banesën e tij në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, por rrethanat e ngjarjes vijon ë të mbeten ende të paqarta.

Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018, por vetëm tani është marrë njoftimi nga autoritetet kosovare.

Turku ka qenë i shpallur në kërkim për drogën e gjetur muaj më parë në Brenog të Hasit.

Zjarr Tv Ad