SHBA, Palmer: Rezerva për 30 qershorin! Dako? Kishim prova bindëse

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Matthew Palmer, Zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se Departamenti i Shtetit ka pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Palmer është shprehur se SHBA-të kishin në dispozicion prova të forta dhe se nuk kanë frikë që ta përdorin autoritetin e tyre ashtu siç bënë dy ditë më parë duke dalë publikisht për refuzimin e vizës për Dakon dhe të gjithë familjen e tij.

Pjesë nga intervista

Zëri i Amerikës: Departamenti i Shtetit sapo ka identifikuar Vangjush Dakon, kryetarin e bashkisë së Durrësit, për korrupsion të konsiderueshëm dhe i ndalon atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vazhdon ta mbrojë atë. Çfarë ju thotë kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë.

Zëri i Amerikës: Çfarë ju tregon kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik.

Zjarr Tv Ad