Sheshelj: Nëse shqiptarët sulmojnë veriun, ushtria serbe merr tërë Kosovën!

0
10

Lideri serb i SRS-së Vojislav Sheshelj ka vlerësuar se shqiptarët nuk do të guxojnë të sulmojnë katër komunat serbe në veri të Kosovës, përderisa të ketë atje individë lokal që kanë një reputacion të madh. Siç tha ai, ka individë të cilët janë në gjendje për të udhëhequr popullin serb, dhe disa prej tyre e kanë treguar veten në vitin 1999, kur ata ndaluan ‘separatistët’ të lëvizin përtej Ibrit, shkruan portali serb informer. Sheshelj shtoi se për zëvendëskryetarin e Listës serbe Milan Radoiçiq nuk ka dëgjuar më parë, por dëgjoi për të kur ai u sulmua nga “tradhtarja Rada Trajkoviq”, dhe ishte e qartë se ky është një njeri me ndikim dhe autoritet, në të cilin llogarit për të marrë rolin udhëheqës në momentet vendimtare. Duke komentuar në media të caktuara që Ambasada Amerikane informoi Departamentin e Shtetit se pozicioni i Serbisë është i fortë dhe ky vend do të reagojë në rast të ndonjë sulmi mbi veriun e Kosovës, Sheshelj thotë se Serbia në këtë rast duhet të reagojë dhe konsideron vendosmëria, në këtë pikë është e pranishme dhe në shtetin dhe udhëheqjen e ushtrisë, por dhe populli serb është i vendosur t’i përgjigjet çdo sulmi të mundshëm ndaj serbëve në Kosovë. Dhe jo vetëm për katër komunat veriore. Nëse fillon konflikti, ushtria jonë është e aftë të dalë menjëherë jo vetëm në Ibër, por duhet të marrë tërë territorin e Kosovës…”