Stokholm/ Autobusi përfshihet nga flakët

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Re të zeza tymi kanë mbuluar sot pjesë qendrore të Stokholmit, pasi një autobus u përfshi nga flakë pas një përplasjeje në hyrje të një tuneli. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në tunelin e Klarat, pasi autobusi goditi tunelin. Dëshmitarët thonë se tmerri filloi kur një bombol gazi e vendosur në fillim të autobusit shpërtheu.  Për fat të mirë, asnjë pasagjer nuk ishte në autobus në kohën e shpërthimit. Media lokale raportoi se shoferi i mjetit është plagosur. Një deklaratë e policisë konfirmoi se shoferi ishte dërguar në spital, megjithatë, gjendja e tij nuk dihet ende.

 

Zjarr Tv Ad