Shevchenko: Simboli i Milanit është Maldini. Marrëdhënia me Berlusconin?

0
2

Ish- futbollisti i Milanit, Andriy Shevchenko u intervistua nga “La Gazzetta dello Sport’ me rastin e 120 vjetorit të klubit “kuqezi”. Shevchenko foli për shumë tema në këtë intervistë speciale, që nga fitimi i “Topit të Artë” me Milanin e deri tek  dëshirat që ka ai për klubin milanez në këtë 120 vjetor.

“Topi i Artë”? Fitimi i tij me fanellën e Milanit më dha një lumturi të jashtëzakonshme, ishte ekipi për të cilin ëndërroja të luaja që fëmijë. Sigurisht, golat që shënova me Ukrainën në Kupën e Botës më ndihmuan shumë”.ImageAndriy, çfarë dije për Milanin kur zbarkove në Milano?
Unë njihja Sacchi dhe Capello nga Milani. E dija që kishte qenë një ekip i shkëlqyeshëm edhe në vitet e largëta, me Nereo Rocco. Si fëmijë isha tifoz, ishte klubi që ndoqa më shumë, pas Dinamo Kiev. Pashë ndeshjet në TV, mbaj mend finalen e Ligës së Kampionëve, të fituar në Barcelona kundër Steaua, edhe tjetrën e humbur me Olympique Marseille. Ai ekip mbizotëronte edhe kundër Barcelonës së Cruijff. Unë e doja Milanin, për këtë doja të vija të luaja te kuqezinjtë.

ImageJu jeni trajnuar për një kohë të gjatë nga Ancelotti, një nga teknitët fitues të Milanit. A do të dëshironit të punonit me dikë nga e kaluara, si Rocco apo Sacchi?
Puna me Sacchi do të ishte shumë interesante. Sacchi si mentalitet ishte i ngjashëm me Lobanovskin, teknikun që më stërviti te Dinamo Kiev. Intensiteti, angazhimi, puna, mendimi kolektiv, përkushtimi…, konceptet e tij ishin ato të futbollit modern. Sacchi revolucionarizoi futbollin, pak a shumë siç bëri Lobanovski në ish-Bashkimin Sovjetik.

Me Berlusconi keni patur një lidhje mjaft të dashur…
Eshtë e natyrshme. Gjithçka në lidhje me karrierën time në Milano ka të bëjë me atë.

Image

Një start i lumtur, duke pasur parasysh që golat tuaj arritën menjëherë. Le të imagjinojmë se momenti juaj i preferuar mbetet penalltia vendimtare, e shënuar ndaj Juventusit në finalen e Champions-it, në Manchester. Ai ka mbetur i gdhendur në kujtesën e tifozëve…
Fitimi i Champions-it më 2003 ishte diçka e shkëlqyer, filloi një cikël kuqezi dhe periudha ime magjike, ajo që më solli “Topin e Artë”.

Milani mbush 120 vjeç. A mund të zgjidhni një lojtar simbol kuqezi?
Unë them Maldini, sepse përfaqëson Milanin tim, por ka luajtur gjithë karrierën aty. Po kështu, klubi ka pasur kaq shumë kampionë si Rivera, Baresi e të tjerë. Paolo është simbol i kohës time, por është gjithashtu një njeri i veçantë te Milani. Ai ishte kapiteni i madh, me babanë trajner aty, ndërsa tani është menaxher, me djalin që luan te Milani.

Image

120 vjeç, çfarë dëshirash të mira keni për Milanin?
Uroj të gjithë ata që kanë kontribuar në krijimin e këtij emocioni të gjatë, në një mënyrë, ose në një tjetër. është një festë për të gjithë ne, jo vetëm për ata që kanë pasur fat të jenë në skenë. Milani është unik, është një film i shkëlqyeshëm, që nuk mbaron kurrë. Ata që e duan futbollin e dinë këtë.