Shkatërrohet grupi i prostitucionit në Spanjë, dyshohet se ka shqiptarë të arrestuar

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet kriminal që operonte në fushën e prostitucionit, duke arrestuar 15 persona. Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë kontrolleve, autoritetet kanë liruar edhe 5 gra, të cilat detyroheshin të prostituonin në disa zona në shtetin spanjoll.

Ende nuk ka detaje të reja në lidhje me identitetin e të arrestuarve, por hetimet mësohet se operacioni është bërë në bashkëpunim me INTERPOL. Sipas policisë, personat e rrezikshëm u kapën në Las Palmas, Palma de Mallorca dhe 5 gratë të cilat mbaheshin nën presion ishin të detyruara të paguanin një shumë 35 mijë euro. Gratë arritën të liroheshin dhe grupi kriminal mori goditje të fuqishme.

Në total janë kryer 536 operacione për të çrrënjosur shfrytëzimin seksual, ndërsa në pranga kanë përfunduar 1,219 njerëz, kryesisht persona nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina. Gjithashtu nga operacionet e kryera është bërë i mundur lirimi i rreth 290 viktimave, të cilët shfrytëzoheshin për qëllime seksuale nga ky grup i rrerzikshëm.

 

Zjarr Tv Ad