Shndërrohet në tragjedi loja me një shtëpi prej bore

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Esther Jung,12 vjeç dhe shoqja e saj 9 vjeçe deri tani e pa identifikuar kishin dalë për të luajtur me një shtëpi të ndërtuar prej bore në afërsi të kishës Arlington Heights në Illinois të SHBA-së, e cila si pasojë e peshës së madhe të borës është rrëzuar duke i zënë kështu poshtë dy fëmijët, transmeton Gazeta Express.

Siç raportohet ata kishin shkuar së bashku me prindërit e tyre në kishë, para se cilës kishin dalë për t’u argëtuar.

Në momentin që e kishin parë që fëmijët e tyre nuk janë aty, ata kishin filluar kërkimin, pas një ore që fëmijët kishin dalë për të luajtur. Për fat të mirë ata kishin parë nën një sasi të madhe të borës njërën nga vajzat, dhe më pas kanë thirrur policinë dhe ambulancën.

Edhe pse ata kishin arritur shumë shpejtë, Esther nuk kishte arritur të mbijetojë, derisa vajza tjetër është transferuar në spital dhe po rikuperohet mirë nga hipertermia

 

Zjarr Tv Ad