Shqipëria sfidon kampionët e Botës, “gjelat” mbahet fort pas statistikave

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e sotme, kombëtarja shqiptare e futbollit luan takimin e javës së 5-të në fazën kualifikuese të Euro 2020.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të gjejnë përballë një kundërshtarë mjaft të fortë, siç është Franca. Kampionët në fuqi po kalojnë ndoshta formën më të mirë të tyre dhe ndaj Shqipërisë tentojnë të marrin 3 pikët, çka do të mbyllte edhe çështjen e kualifikimit në fazën finale të kompeticionit.

Në favor të “gjelave” janë dhe statistikat, ku në 7 përballjet e deritanishme kanë grumbulluar 5 fitore dhe një barazim, teksa janë mposhtur vetëm një herë. Të gjithë e mbajnë mend atë humbje të Francës, pas një perle të Ergys Kaçe, i cili në “Stade de France” është mungesa e madhe.

Takimi i Francës pritet të vendos edhe pikat mbi “I” sa i përket çështjes së kualifikimit. Një fitore e “gjelave” do t’i dërgonte në kuotën e 12 pikë, aq sa Turqia e cila do të mas forcat me një kombëtare modeste si ajo e Andorrës.

Ndërkaq, Shqipëria numëron 6 pikë pas katër takimeve të para dhe nga ana e saj i duhet të “luftojë” deri në fund për tu pozicionuar në një nga dy vendet e para të grupit H. Ky duel do të nis në orën 20:45.

Zjarr Tv Ad