Si ti riktheni humorin secilës nga shenjat e horoskopit

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur vjen puna te njerëzit e dashur, duam që ti shohim gjithnjë mirë. Kur humori i tyre nuk është i mirë, ndjejmë nevojën e brendshme për t’ia rikthyer. Kështu na vjen në ndihmë edhe astrologjia, pasi na tregon çelësin për ta bërë këtë gjë. Për më tepër hidhini një sy metodave për të rikthyer humorin, bazuar nga shenja e horoskopit.

Dashi – Bëni diçka të veçantë, një surprizë apo një gjest mirësie. Çdo gjë që e largon nga rutina, i rikthen Dashit humorin.

Demi – Bëhuni romantik. Lule apo ushqim i mirë, janë mënyra ideale për të bërë për vete një Dem.

Binjakët – Për ti rikthyer humorin, përqendroni gjithë vëmendjen tuaj te ta. Ata kanë nevojë të dëgjohen dhe të kenë maksimumin e afeksionit kur janë pa humor.

Gaforrja – Bëjini të ndihen të vlerësuar. Kjo është mënyra e vetme që ata të ndihen sa më mirë. Tregoni se vlerësoni prezencën e tyre dhe gjërat që ata bëjnë për ju.

Luani – Kthejini në qendër të vëmendjes. Luani ka nevojë të ketë egon plotë në mënyrë që të ndihet i vlerësuar. Nëse i ushqeni egon, ja riktheni automatikisht humorin.

Virgjëresha – Dhurojini diçka që ata e kanë kërkuar prej kohësh. Kjo i bën të ndihen të vlerësuar, plus Virgjëresha i do gjërat materiale.

Peshorja – Mbushini në komplimenta. Peshoret bëhen shumë të hutuara dhe gati të depresionuara kur janë në humor të keq. Komplimentat nga njerëzit e dashur, janë ushqim për shpirtin e Peshoreve.

Akrepi – Përpiquni ti bëni për të qeshur. Akrepët i përjetojnë shumë gjërat, dhe disa momente gazmore do i përmirësonin shumë humorin.

Shigjetari – Shkoni me ta në një vend të ri, një ambient të veçantë apo diku që ata do i bëj të ndihen mirë.

Bricjapi – Ata e kanë të vështirë të heqin dorë nga gjërat që i bëjnë të ndihen keq. Kështu mënyra më e mirë është që ti lini të shfryhen.

Ujori – Nuk mund të bëni asgjë më të mirë se sa ti lini pak kohë vetëm. Ata kanë nevojë të shkëputen, kështu sigurohuni që nuk do jeni aty.

Peshqit – Shprehini sa më shumë dashurinë. Bëjini të ndihen mirë vetë duke i dhuruar dashuri pa kushte.

Zjarr Tv Ad