Sistemi VAR revolton skuadrën braziliane, e dërgon çështjen në FIFA

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një barazimi 1-1 në kohën e rregullt, finalja e Kampionatit Catarinense 2019 u vendos pas goditje të penalltive. Nga pika e bardhë ishte Avai ajo që u tregua më e saktë, teksa mposhti 4-2 skuadrën e Chapecoense, për të ngritur lart kupën e kampionit shtetëror për herë të 17-të në gjithë historinë e tij.
Por kjo finale mund të përsëritet, për shkak se në stadiumin “Ressacada” ka ndodhur një episod i paprecedent. Penalltia 5-të e Chapecoense, e goditur nga Bruno Pacheco u përplas në shtyllë dhe më pas kaloi vijën fatale për tu rikthyer në lojë.

Kjo goditje kërkoi ndihmën e VAR, me aplikacionin që e konsideroi golin si të parregullt, duke sinjalizuar gjyqtarin, Bráulio da Silva Machado, se topi nuk hyri, duke i dhënë titullin Avaí. Kaq u desh dhe Chapecoense e dërgoi çështjen në dyert e FIFA-s. Prej andej pritet një vendim konkret, ku sipas të gjitha gjasave takimi duhet të luhet.

Zjarr Tv Ad