Sistemi ynë Diellor ka edhe një planet ekzotik, ngyrë rozë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbulohet një tjetër planet tërësisht rozë në Sistemin tonë Diellor. Ai quhet Farout dhe i duhen më shumë se 1000 vjet, për të realizuar një rrotullim të plotë rreth Diellit. Farout është një planet xhuxh dhe është 120 herë më tepër larg nga Dielli krahasuar me Tokën. Për këtë arsye “2018 VG18”-ta, siç quhet në emrin e koduar ishte shumë e vështirë për tu gjetur. Lajmi është dhënë nga shkencëtarët Scott Sheppard të Institucionit Carnegie për Shkencën amerikane, David Tholen i Universitetit të Haëait dhe Chad Trujillo, i Universitetit të Arizonës së veriut. Farout u zbulua falë “Subaru”, Teleskopit japonez, të vendosur në Mauna Kea në Haëai, ndërsa astronomët hetonin skutat e thella të sistemit diellor në kërkim të planetit të nëntë, dhe shumë e merrnin për të mirëqënë egzistencën e tij edhe pse nuk ka ende prova për egzistencën e tij.

Zjarr Tv Ad