Situata me Kosovën, Vuçiç pritet të takohet me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, do të takohet me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se takimi do të zhvillohet në 20 gusht, në kuadër të një debati të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të organizuar nga misioni polak.

Radio Televizionit i Serbisë, raportoi se tema kryesore e bisedimeve midis Vuçiçit dhe Pompeos, do të jetë situata në Kosovë.

Pompeo do të marrë pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, dhe është planifikuar të takohet edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres.

Zjarr Tv Ad