S’ka qetësi te Krimet e Rënda, sherri që çoi në shkarkimin e Sokol Stojanit

0
305
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas urdhrit të Arta Markut për hetim displinor për 10 prokurorët që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”, këta të fundit sot kanë paditur kryeprokuroren e përkohshme, duke e akuzuar për shpërdorim detyre ndërsa kanë ngritur edhe padi civile për shfuqëzimin e urdhërit të Markut, kjo ka sjellw lirimin nga detyra te Sokol Stojani, kreu i Drejtorisë së inspektimit në Prokurori.

Marku kishte urdhëruar këtë të fundit që të hetonte 10 kolegët e tij, por Stojani nuk ka pranuar. Nga sa mësohet, lidhur me këtë ai ka pasur një sërë pakënaqësish madje edhe debate me kryeprokuroren.

“Dorëhiqem nëse më detyroni, pasi është në kundërshtim me ligjin”, mësohet t’i ketë thënë Stojani kryeprokurores.

Mirëpo, sot kryeprokurorja e përkohshme me anë të një urdhri ka liruar nga detyra si kreu i Drejtorisë së inspektimit në Prokurori, Sokol Stojanin. Urdhri i Arta Markut mban datën 19 shtator.

Kujtojmë këtu se Arta Marku nisi dje një hetim disiplinor për 10 prokurorë, pasi ata nuk pranuan që të ishin pjesë e shortit për këtë çështje.

Nga ana tjetër, 10 prokurorët që janë vënë në hetim disiplinor kanë paditur vetë kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku dhe kërkojnë të rrëzojnë urdhrin e saj, që sipas tyre është jashtë kompetencave të saj.

Ndërkaq, prokurorët që nuk pranuan të ishin pjesë e shortit për çështjen “Shullazi” janë Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Gjithashtu, do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj si dhe Besim Hajdarmataj.

Ndërkaq, sot përcaktuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Emrat e prokurorëve janë mbajtur të fshehtë, por mësohet se dy prej emrave jaë janë Donika Prela dhe Gentian Osmani. Pretencën për çështjen “Shullazi” do të jepet më 25 shtator.

Zjarr Tv Ad