Skenat e pazakonta/ Grabitësit i vjedhin banesën, 19-vjeçari me të brendshme dhe duart e lidhura i ndjek nga pas! Hajduti pëson goditje në tru gjatë tentativës për të ikur

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këto janë pamjet e pazakonta të momentit kur një 19-vjeçar me duar të lidhura pas shpine dhe pa rroba vrapon pas hajdutëve që i grabitën banesën.

Skena u regjistrua mëngjesin e së shtunës në Nafplio, kur dy persona pa maska hynë brenda një banesë dhe nën kërcënimin e armës neutralizuan 3 anëtarët e familjes. Ata u lidhën prindërve dhe djalin e tyre duart me rripa plastikë dhe pasi morën sendet me vlerë e paratë, u larguan nga shtëpi.

Por 19-vjeçari i ka ndjekur nga pas teksa thërriste “ndihmë” duke zgjuar fqinjët e tij. I veshur vetëm me të brendshme dhe duart e lidhura ai shkoi pas dy hajdutëve teksa bërtiste “grabitje”.

Policia u njoftua nga fqinjët e familjes, të cilët panë të riun e zhveshur në rrugë duke vrapuar pas dy autorëve.

Grabitësit kaluan makinat në rrugë dhe u ndalën në semaforë, ku njëri prej tyre u rrëzua në tokë pasi pësoi goditje në tru.

Në vendngjarje kanë qenë punonjësit e pastrimit të Bashkisë Nafplion, të cilët pa ditur se çfarë kishte ndodhur, kanë nxituar në ndihmë të autorit të rrëzuar, duke njoftuar ambulancën.

Grabitësi tjetër ka hedhur armën në koshin e plehrave në vendngjarja dhe në të njëjtën kohë mbërriti policia që arrestoi hajdutët. Ata gjetën armën në kosh, si edhe paratë e sendet e vjedhura në banesë.

Në spital u dërgua edhe nëna e 19-vjeçarit e cila ishte goditur në kokë gjatë grabitjes në banesë.

Zjarr Tv Ad