Nga 6 Zaporizhzhia vetëm me 1 reaktor aktiv

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enerhoatom, që operon centralin bërthamor ukrainas të Zaporizhjës, ka treguar se vetëm një nga 6 reaktorët po funksionon.

Luftimet përreth centralit kanë rritur frikën e një fatkeqësie bërthamore. Këtë të hënën janë dëgjuar tri shpërthime në Enerhodar, qytetit ku gjendet centrali i Zaporizhjës.

“Aktualisht vetëm reaktori i gjashtë vazhdon të jetë në funksion i cili po furnizon me rrymë sistemin e energjisë të Ukrainës dhe plotëson kërkesat e vetë centralit të Zaporizhjës”, tha Enerhoatom. Ky operator shtoi se centrali po operon pavarësisht rreziqeve “nga shkeljet e rregullave për rrezatim dhe të sigurisë nga zjarri”.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se ka tentuar që të marrë me forcë kontrollin e centralit, akuza që janë hedhur poshtë nga Kievi.

Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se po dislokon armatim të rëndë në central. Moska mohon këto akuza, por u ka rezistuar përpjekjeve për të çarmatosur zonën.

Luftimet përreth centralit kanë shtyrë Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të dërgojë javën e kaluar një mision në central.

Disa anëtarë të misionit u larguan më 3 shtator, ndërkaq aktualisht dy inspektorë gjenden ende në Zaporizhja për të monitoruar situatën.

Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë. Lufta ka nxitur rritjen e çmimeve të energjisë dhe ka rritur shqetësimet për furnizime në mbarë botën.

 

Zjarr Tv Ad