Socialistët promovim kudo! Veliaj vë në ‘resht për një’ administratorët e pallateve, reklamë për kandidatin Alqi Bllako

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po vjen drejt fundit… Por socialistët duket se kanë ndezur “motorët” më fuqishëm duke reklamuar kandidatët e tyre. Së fundmi edhe në shkallët e pallateve.

Fotoja e mëposhtme është shkëputur nga një hyrje në Tiranë, ku në kornizën e shkallës së pallatit është vendosur një fletushkë, në të cilën qytetarët ftohen që të votojnë Alqi Bllakon. Ky i fundit garon për një vend në Kuvend në listën e Partisë Socialiste. Mesa duket kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vënë në “resht për një” të gjithë administratorët e shkallëve për të lejuar të gjithë “reklamimin” e socialistëve, kudo dhe kurdo.

Zjarr Tv Ad