Sot Kuvend, deputetët do të votojnë projektligjin për rritjen e tyre të rrogave dhe administratës

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot deputetët do të mblidhen në seancën e radhës plenare, ku do të diskutohen një sërë projektligjesh dhe akt normativa që më pas do kalojnë për votim.

Kështu në Kuvend sot do të mirratohet edhe rritja e rrogës për deputetët dhe administratën. Dy ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, deputetët miratuan rritjen e pagave për Qeverinë dhe deputetët. Më rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto.

Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë.

Rendi i ditës:

Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 25.5.2023, ora 10:00.

Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 18.5.2023.

Njoftime.

Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.9584, date 17.7.2006, “Per pagat, shperblimet dhe strukturat e institucioneve te pavarura kushtetuese dhe te institucioneve te tjera te pavarura, te krijuara me ligj”, te ndryshuar.

Projektligj “Per nje ndryshim ne ligjin nr.96/2016, “Per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar.

Projektligj “Per kompetencat per caktimin e pagave, trajtimeve te financiare dhe perfitimeve tete punesuarve ne institucionet e administrates publike, si dhe te pages haze minimale ne shkalle vendi”” .

Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 25/2022, “Per dhe zhvillimin e startupeve”.

Akti Normativ “Per nje shtese ne ligjin nr. 8952, date 10.10.2002 “Per letemjoftimin elektronik te shtetasve shqiptare”, te ndryshuar””.

Projektvendim “Per emerimin ne detyre te nje anetari te Keshillit te Statistikave”

Projektvendim “Per emerimin ne detyre te nje anetari te Keshillit te Statistikave”

Projektvendim “Per emerimin ne detyre te nje anetari te Keshillit te Statistikave”

Projektvendim “Per emerimin ne detyre te nje anetari te Keshillit te Statistikave”

Diskutime per 9eshtje jashte rend it te dites.

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe dote shqyrtohet.

Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

Zjarr Tv Ad