Sot votohet për pasuesin/en e Merkle

0
16
Angela Merkel, German Chancellor and leader of the conservative Christian Democratic Union (CDU) party waves following the start of the CDU's election rally for Germany's general election in Dortmund, Germany August 12, 2017. REUTERS/Wolfgang Rattay
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 18 vitesh në krye të CDU-së, Angela Merkel tërhiqet! Politikani i financave, sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, si dhe ministri I Shëndetësisë, janë në garë për ta zëvendësuar atë në postin e kryetarit të CDU-së.

Të tre ata kanë përfunduar fushatën në të gjithë vendin, e janë prezantuar në konferencat rajonale të CDU-së me temat kryesore të përzgjedhura prej tyre; emigracionin dhe Bashkimin Europian. Delegatët votojnë sot në Kongresin e CDU-së në Hamburg për kryetarin e ri. Friedrich Merz po feston sidoqoftë rikthimin në politikë.

Deri në vitin 2002, ai drejtonte grupin parlamentar të kristiandemokratëve në Bundestag, ndërsa Merkel e pretendonte për vete këtë post. I zhgënjyer, ai u largua nga politika dhe vazhdoi karrierën në ekonominë e financave.

Tani, ai është pozicionuar si përfaqësues i vijës së fortë. Jens Spahn është kandidati më i ri, që konsiderohet krejt ndryshe ndër kandidatët e tjerë. Në sondazhe ai renditet fare poshtë. Ministri i Shëndetësisë konsiderohet si kundërshtar i politikës së Merkelit ndaj refugjatëve dhe mbështetës i temave klasike konservatore. Favoritja e Merkelit, ndërkohë, është padyshim një femër; Annegret Kramp-Karrenbauer.

Ajo konsiderohet si e besuara e Kancelares dhe ka pozicione të ngjashme si ajo. Sidoqoftë, është Kongresi i partisë ai që do të vendosë. E qartë është se, ai ose ajo që do të jetë në krye të CDU-së, i ka edhe mundësitë më të mira për të qenë kancelari apo kancelarja e ardhshme, sepse Angela Merkel ka deklaruar se nuk do të rikandidojë më në vitin 2021.

Zjarr Tv Ad