‘Stërviten me armë ruse’/ Eksperti: Mercenarët e ‘Vagner’ në Serbi po planifikojnë luftë në gjithë Ballkanin

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i sigurisë dhe kriminalogjisë, Ervin Karamuço, duke folur në emisionin “Log” dha një detaj shumë të rëndësishëm mbi atë se çfarë po ndodh në Kosovë.

Karamuço tha se pikërisht ditët që në Beograd zhvillohej “Panairi i verës”, në krahun tjetër të Serbisë po zhvillohej një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake me armët më moderne ruse, ku instruktorë ishin pikërisht mercenarët e “Vagner”.

Sipas tij ky grup i rrezikshëm i cili është vendosur tashmë në Nish të Serbisë, po planifikon skenarë lufte në të gjithë Ballkanin.

“Qendra më e frikshme që planifikon të gjitha skenarët deri në luftë është qendra e emergjencave civile në Nish të Serbisë. Ata bëjnë plane edhe për Malin e Zi edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë. A e mbani mend panairin e verërave në Beograd, e dini çfarë ndodhi?

Atë ditë që zhvillohej panairi në Beograd në veri zhvillohej një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake me armë ruse dhe instruktorët më të mëdhenj që kishin ardhur ishin nga Vagneri. Stërvitja e ka emrin “Vëllazëria Sllave”, deklaroi Karamuço.

Zjarr Tv Ad